Dy persona janë dërguar në mbajtje për shkak se të njëjtit kanë shqyer fletëvotimet në zgjedhjet e sotme.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për Paparacin se një rast ka ndodhur në Prishtinë e tjetri në Drenas.
“Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste Asgjesim i dokumentit të votimit (në Drenas dhe në Prishtinë), ku dyshohet se nga personat e dyshuar kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet. Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë,ndërkohë që veprimet hetimore po kryhen në koordinim me prokurorinë”, tha ajo.
