Lëvizja Vetëvendosje pritet të përfaqësohet me 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e re.
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka paraqitur projeksionin e tij duke u bazuar në rezultatet aktual, pa llogaritur votat e diasporës.
Sipas Cakollit, LVV do të ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20 e AAK tetë.
Megjithatë, pa numëruar janë edhe rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe votat me kusht.
Sipas Cakollit, duke u bazuar në trendet e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ato mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve.
