Të fundit

Kos uron Kurtin për fitore, kërkon kompromis për stabilitet institucional në Kosovë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një postim në platformën X, ajo ka shkruar: “Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë, dhe me rëndësi për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit”.

Kos ka theksuar se për Kosovën që të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike duhet të bashkohen dhe të arrijnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional.

“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, u shpreh Kos.

Ajo gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Kosovën në të ardhmen e afërt, me qëllim të intensifikimit të punës rreth integrimit evropian dhe Planit të Rritjes.

“Me padurim pres të kthehem në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për vazhdimin e punës rreth financimit të Planit të Rritjes”, theksoi Kos.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci