Të fundit

Cakolli: Me votat e diasporës LVV mund të shkojë në rreth 46%

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim tha foli për votat dhe mandatet që mund t’i marrin partitë politike pas numërimit edhe të votave me postë.

Ai tha në Frontal në T7 se “sa i përket votave me postë, ndonëse LVV sërish prin bindshëm, në bazë të trendit, nuk është përqindja e njëjtë”.

“Mbetet të shihet se sa do të kenë impakt. Por ajo çfarë është e sigurt është që të paktën luhatja minimale që do ta kemi është 2 deri në 3 deputetë”, tha ai.

Cakolli tha se me votat e diasporës, LVV mund të arrijë në 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19% dhe AAK-ja mund të bjerë nën 6%.

“Me votat e diasporës, besoj që mesatarja e pritshme e përqindjes do të jetë rreth 46. Në rastin e PDK-së do të jetë 21-22% maksimalisht. LDK-ja mund të shkojë mbase deri në 19%, kurse me shumë gjasa AAK-ja mund të bjerë nën 6% si përqindje përfindimtare, për shkak se nuk merr më shumë se 3 deri në 4% të votave jashtë vendit”, tha ai.

Aktualisht, Cakolli tha se “LVV-ja në bazë të këtyre rezultateve preliminare do t’i kishte 48 deputetë në Kuvend. PDK-ja do t’i kishte 24, LDK-ja 20 dhe AAK-ja 8”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci