Të fundit

Hyn në fuqi udhëzimi i ri për CKP-në, zhbllokohet certifikimi i shoferëve të kamionëve dhe autobusëve

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se nga sot hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ me të cilin e kanë zgjidhur çështjen e Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP).

Ai thotë se sot sot zhbllokohet procesi i certifikimit të shoferëve fillestarë.

“Një lajm shumë i mirëpritur për shoferët dhe operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave, nga sot hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ me të cilin e kemi zgjidhur çështjen e Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP).

Pas punës intenzive që kemi bërë, nga sot zhbllokohet procesi i certifikimit të shoferëve fillestarë, dhe me këtë rast do të kërkoj që si Ministri e Infrastrukturës dhe Transportit të ketë angazhim maksimal që të gjithë aplikuesit të pajisen sa më shpejt me certifikatën përkatëse. Ju faleminderit për durimin e besimin”, shkruan ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci