Të fundit

Messi mori një surprizë të madhe: Luajti kundër djalit të ish-shokut të tij të ekipit nga Barcelona

Pas një ndeshjes miqësore mes Argjentinës dhe Islandës, pamë një skenë shumë interesante që përfshinte lojtarin më të madh të futbollit të të gjitha kohërave, Lionel Messin.

Argjentinasi po përgatitet të mbrojë titullin e Kupës së Botës me kombëtaren e tij. Ai ka një punë të vështirë përpara dhe prova e fundit shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Argjentina e mposhti Islandën me rezultatin 3:0, dhe pas 45 sekondash lojë, Messi shënoi një gol nga penalltia.

Pas ndeshjes, u pa një skenë interesante. Messit iu afrua lojtari islandez Daniel Gudjohnsen dhe e pyeti nëse mund ta njihte.

Messi nuk e kuptoi në fillim se kush ishte. Bëhej fjalë për djalin e Eidur Gudjohnsen, legjendës islandeze që luajti përkrah Messit te Barcelona.

“Më pyeti nëse e mbaja mend? Kjo më habiti, dhe pastaj më tha se ishte djali i Eidur Gudjohnsen. Nuk e mbaja mend, ishte vetëm një fëmijë i vogël kur luanim bashkë. Më kujtohet ta kem parë me të atin në stërvitje, por sot nuk munda ta njoh. Ishte shumë i vogël”, u tha Messi gazetarëve pas ndeshjes.

Të dy lojtarët më pas shijuan një bisedë, përqafim dhe shtrëngim duarsh në një moment të ëmbël në fund të ndeshjes në Alabama.

Ffakti që Messi luajti me të dy, babanë dhe të birin, në nivelin më të lartë, flet shumë për jetëgjatësinë e atij që shumë e konsiderojnë futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci