Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vazhduar me postimet e tij emocionale në rrjetin e social Truth Social.
“Mediat e lajmeve të rreme refuzojnë të raportojnë se sa efektive është BLLOKADA detare amerikane – bllokada më e suksesshme në historinë e luftërave detare. ASGJË nuk kalon nëse nuk duam ne. Është një MUR ÇELIKU!”, shkroi ai në profilin e tij në Truth Social.
Trump pretendoi se Irani nuk po bën më pothuajse asnjë punë, nuk po paguan ushtrinë apo faturat e veta, dhe po shndërrohet me shpejtësi në një “shtet të dështuar”.
Në fund të postimit, ai shtoi një shënim interesant: “Nafta po qarkullon. Falënderimi i takon Allahut!”
