Të fundit

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe simboleve të UÇK-së në një protestë të mbajtur në Shqipëri.

Përmes një interviste në “Kosova Live”, kryetari i OVL-UÇK Hysnj Gucati ka bërë të ditur organizata nuk ka asnjë lidhje me individët që u paraqitën në protestë duke pretenduar se flasin në emër të veteranëve të luftës.

Ai pati edhe një kritikë:

“Stema e UÇK-së nuk duhet të përdoret për qëllime politike. Ky pretendim është i rremë. Nuk kemi dhënë asnjë mandat që dikush të flasë në emrin tonë. Stema e UÇK-së nuk është dekor politik. Është simbol i një lufte të drejtë çlirimtare dhe nuk mund të huazohet për agjenda ditore të askujt”, ka deklaruar Gucati.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci