Të fundit

Komisioneri i Këshillit të Evropës kërkon ndëshkim efektiv për keqsjelljet e policisë në Serbi

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Michael O’Flaherty, ka shprehur shqetësim lidhur me trajtimin e rasteve të keqsjelljes së rëndë policore gjatë protestave në Serbi.

Përmes një deklarate, O’Flaherty ka paralajmëruar se ndërprerja e procedurave penale për raste të tilla përmes ndjekjes së shtyrë penale rrezikon të dëmtojë më tej besimin e qytetarëve në organet e rendit dhe të forcojë klimën e mosndëshkueshmërisë.

Ai ka bërë thirrje për hetime efektive, ndjekje penale dhe, kur është e nevojshme, shqiptimin e masave ndëshkuese që do të shërbenin si pengesë ndaj shkeljeve të ngjashme nga zyrtarët policorë.

“Ndërprerja e procedurave penale për keqsjellje serioze të policisë rrezikon të minojë besimin në zbatimin e ligjit dhe të përforcojë klimën e mosndëshkueshmërisë”, ka deklaruar O’Flaherty, duke kërkuar përgjegjësi për veprimet e policisë gjatë protestave në Serbi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci