Të fundit

Aksioni i EUROPOL-it kundër drogës dhe shpëlarjes së parave, paraburgim për pesë të dyshuarit

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve që u arrestuan dje në aksionin e EUROPOL-it.

Denis Sharapolli, Remzi Rexhepi, Burim Duriqi, Besim Ismajli, Ilir Bojniku, dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe për veprën penale “shpëlarje e parave”.

Prokuroria Speciale dhe organet e rendit hetimet ndaj këtij grupi i kishin nisur më 2 qershor, derisa u ndaluan ditëb e djeshme më 9 qershor.

Kurse, sot u aprovua Kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci