Të fundit

Trump: SHBA do të rifillojë sulme të ashpra ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja do të rifillojë sulmet ndaj Iranit pas përparimit të pamjaftueshëm në negociatat për t’i dhënë fund luftës.

Këto deklarata, Trump i ka bërë të mërkurën në Zyrën Ovale, duke reaguar si kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të helikopterit amerikane nga Irani.

“Ne do t’i sulmojmë ata, do t’i sulmojmë shumë fort. Bazuar në helikopter, mendoj se kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, ka thënë Trump para gazetarëve.

Presidenti amerikan ka folur edhe për sulmin e djeshëm, duke thënë se goditjet ishin të forta.

“Ne i goditëm fort dje. Do t’i godasim përsëri fort sot, në rast se e humbisni, në rast se nuk e ndizni televizorin tuaj dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë me marrëveshjen.”, ka shtuar ai.

Trump është ankuar te bisedimet e ngadalshme me Teheranin mbi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Kam punuar me Iranin për disa muaj. Ata duhet ta nënshkruajnë marrëveshjen. Është një marrëveshje e mirë. Nuk e di çfarë po bëjnë.”, ka thënë Trump.

Në rast të sulmeve, Trump nuk ka përjashtuar se mund të goditet infrastruktura civile, duke përfshirë termocentralet dhe urat.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci