Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori Callum Turner po kalojnë muajin e mjaltit në Itali, pas një dasme madhështore që raportohet të ketë kushtuar rreth 1.5 milionë paund.
Çifti është parë në hotelin luksoz San Domenico Palace në Taormina, pranë Catanias, i njohur edhe si një nga lokacionet e serialit të njohur “The White Lotus”. Ata janë parë duke shëtitur dorë për dore në qytetin piktoresk dhe duke shijuar qëndrimin e tyre në jug të Italisë.
Sipas raportimeve, dasma e tyre është zhvilluar gjatë një fundjave me festa të shumta në Palermo dhe Villa Valguarnera, ku kanë marrë pjesë edhe emra të njohur si Elton John, Charli XCX dhe Mark Ronson.
Në ceremoninë simbolike të betimeve, Elton John ka performuar këngën “Your Song”, ndërsa atmosfera është shoqëruar me muzikë, vallëzim dhe elemente të kulturës shqiptare në nder të prejardhjes së Dua Lipës.
Dasma është organizuar në vila historike në Palermo dhe përfshiu rreth 200 të ftuar, me menu tradicionale siciliane dhe një spektakël fishekzjarrësh në fund të mbrëmjes. Pas ceremonisë, çifti ka vijuar festimet dhe udhëtimet në qytetin jugor italian Tropea, ku janë parë edhe në restorante lokale.
Çifti thuhet se ka shijuar një qëndrim diskret, i shoqëruar nga truproja, ndërsa kanë eksploruar ushqimin dhe kulturën lokale të Sicilisë.

