Lideri i opozitës është liruar nga sanksionimi Non Grata i shpallur plot pesë vite më parë nga ish-Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken.
Ky vendim i marë nga Departamenti i Shetitit i është komunikuar vetë Berishës në një bisedë telefonike 15 minutshe nga e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Van Horme.
Sanksioni i pengonte Berishës dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.
Departamenti i Shtetit e kishte vendosur liderin e opozitës në Shqipëri në Listën e Zezë në maj të vitit 2021, me arsyetimin për përfshirjen e tij në “akte korruptive”.
