Të fundit

Yll Limani dhuron 100 pemë për Tiranën

Këngëtari i njohur kosovar Yll Limani ka ndarë me ndjekësit e tij një iniciativë që synon të kontribuojë në gjelbërimin e kryeqytetit shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti bëri të ditur se ka kontribuar me 100 pemë për Tiranën, duke e cilësuar këtë gjest si një dhuratë modeste, por me vlerë afatgjatë, shkruan Indeksonline.

“Jom i lumtur që kontribova me 100 pemë për Tiranën, ni dhuratë e vogël, qe ka me vazhdu me jetu e me u rrite për shumë vite”, ka shkruar ai.

Përtej suksesit në muzikë, Yll Limani ka treguar se dëshiron të japë kontribut edhe në nisma që lënë gjurmë pozitive në komunitet.

Me 100 pemët e reja të mbjella në Tiranë, këngëtari ka lënë një dhuratë që pritet të rritet e të jetë pjesë e qytetit për shumë vite në vijim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci