Të fundit

90 për qind e votave të numëruara, përfundon procesi në këto qendra të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë numëruar 90.91 për qind e vendvotimeve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas KQZ-së, numërimi ka përfunduar në 35 qendra komunale.

“Deri më tani (e enjte, 11 qershor 2026, ora 16:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 35 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,271 nga 2,498 vendvotime apo 90.91%”, thuhet në njoftim.

Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë:

E hënë, 8 qershor, deri në orën 24:00: 1. Junik (6/6); 2. Shtërpcë (17/17); 3. Hani i Elezit (11/11); 4. Partesh (7/7); dhe 5. Mamushë (5/5).

E martë, 9 qershor, deri në orën 16:00: 6. Zubin Potok (15/15); 7. Zveçan (11/11); 8. Kllokot (8/8); dhe 9. Novobërdë (23/23); 10. Obiliq (34/34); 11. Shtime (33/33); 12. Ranillug (10/10); dhe 13. Mitrovicë Veriu (21/21).

E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 16:00: 14. Deçan (48/48); 15. Dragash (57/57); 16. Kamenicë (46/46); 17. Graçanicë (33/33); 18. Klinë (62/62); 19. Viti (62/62); 20. Kaçanik (44/44); 21. Rahovec (75/75); dhe 22. Leposaviq (25/25).

E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 24:00: 23. Istog (60/60); 24. Skenderaj (71/71); 25. Malishevë (72/72); 26. Drenas (73/73); 27. Lipjan (83/83); 28. Pejë (135/135); dhe 29. Podujevë (103/103).

E enjte, 11 qershor deri në orën 16:00: 30. Fushë Kosovë (62/62); 31. Ferizaj (146/146); 32. Suharekë (86/86); 33. Vushtrri (89/89); 34. Mitrovicë e Jugut (100/100); dhe 35. Gjakovë (144/144).

Procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në 3 QKN-të tjera: Gjilan (94/127); Prizren (167/232); dhe Prishtinë (133/262).

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci