Të fundit

Ministri i jashtëm grek në Beograd: Nuk e ndërrojmë qëndrimin për statusin e Kosovës

Ministri i jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, gjatë vizitës së tij në Beograd ka porositur se vendi i tij mbetet i qëndrueshëm në qëndrimin për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, raportojnë mediat serbe, transmeton Paparaci.

“E kam konfirmuar sot qëndrimin e Greqisë lidhur me statusin e Kosovës, i cili mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-së. Politika e jashtme e Greqisë mbetet e ankoruar fort në të drejtën ndërkombëtare, parimet e së cilës do të vazhdojmë t’i mbështesim si anëtare jo e përhershme e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Gerapetritis në një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtë serb, Marko Gjuriq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci