Ministria që udhëhiqej nga Donika Gërvalla -Schwarz del se ka shkelur ligjin duke mos respektuar afatet ligjore si dhe procedurat e prokurimit. Në një nga gjetjet e ZKA-së thuhet se në 20 përfaqësi diplomatike dhe konsullore ka tejkalim të afatit ligjor për ushtrimin e funksionit diplomatik dhe konsullor.
Auditori i Përgjithshëm ka gjetur parregullsi të shumta në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që udhëhiqej nga Donika Gërvalla-Schwarz, personeli diplomatik ka marrë pagë skadimit të mandatit ligjor me dekret.
Ministria që kishte udhëhequr Donika Gërvalla-Schwarz po del që është shembull për të keq se si shkelen ligjet, duke mos u respektuar afatet ligjore dhe procedurat e prokurimit.
Një nga gjetjet më skandaloze në këtë ministri nga Auditori i Përgjithshëm është se në 20 përfaqësi diplomatike dhe konsullore ka tejkalim të afatit ligjor për ushtrimin e funksionit diplomatik dhe konsullor.
Siç thuhet në gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm, në 20 misione diplomatike, personeli diplomatik është paguar edhe pas skadimit të mandatit ligjor me dekret, raporton Nacionale.

Tutje thuhet se personelit që i ka skaduar mandati ligjor 4 (katër) vjeçar gjatë periudhës 2022, është një rast. Në vitin 2023 janë 7 (shtatë raste) dhe në vitin 2025 janë 12 (dymbëdhjetë raste), e që kanë pozita të larta, Ambasador dhe Konsull i Përgjithshëm.
“Kemi identifikuar se në 20 misione diplomatike dhe konsullore, personeli diplomatik dhe konsullor kanë vazhduar me ushtrimin e funksionit dhe janë paguar edhe pas skadimit të mandatit ligjor me dekret. Personelit i ka skaduar mandati ligjor 4 (katër) vjeçar gjatë periudhës 2022 (një rast), 2023 (shtatë raste) dhe 2025 (dymbëdhjetë raste), dhe është në pozitat/gradat Ambasador, Konsull i Përgjithshëm. Lidhur me këtë, nuk ishte nxjerrë dekret tjetër për vazhdim të mandatit apo ngarkim me punë në misione. Duhet theksuar se nga këta 20 diplomatë, 9 (nëntë) prej tyre nuk janë anëtarë të përhershëm të Ministrisë – anëtarë të shërbimit të jashtëm”, thuhet në Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore 2025.

Tutje thuhet se kjo vjen si pasojë e mosinicimit të procedurës nga ana e MPJD-së për menaxhimin e përfundimit të mandateve të shefave në misione.
Gjithashtu Auditori ka gjetur edhe parregullësi të shumta sa i përket pasqyrave financiare vjetore në këtë ministri.
Përveç atyre që janë paguar pas skadimit të mandatit ligjor me dekret, në këtë ministri të kaosit, Auditori i Përgjithshëm ka gjetur edhe tejkalim të afatit ligjor për pozitat me ushtrues detyre.
Tri (3) raste janë identifikuar ku pozitat e rregullta të punës mbaheshin me ushtrues detyre, duke tejkaluar afatin e paraparë ligjor.
Përkundër këtij fakti, në MPJD nuk ishte shpallur konkurs gjatë vitit 2025.
“Ne kemi identifikuar se në tre (3) raste pozitat e rregullta të punës mbaheshin me Ushtrues Detyre, që tejkalonin afatin e paraparë ligjor. Për këto pozita, nuk ishte shpallur konkurs gjatë vitit 2025 edhe përkundër faktit se ishin përfshirë në planin vjetor të personelit për rekrutim”, thuhet në gjetjet e Auditorit.

Pra, thënë ndryshe, në MPJD-në e udhëhequr nga Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ishte për një mandat të plotë në krye të diplomacisë, është krijuar një kaos i tërë në njërën nga ministritë më të rëndësishme të shtetit, duke lënë shumë hapësirë për keqpërdorime.

