Të fundit

Komandant Adem Shehi dekorohet me “Urdhrin e Lirisë”

Ushtruesja e Detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot, në Ditën e Çlirimit, ka dekoruar komandant Adem Shehin me “Urdhrin e Lirisë”.

“Nga Farka e Tiranës, Adem Shehi erdhi në Kosovë në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte nevojë për njerëz që dinin ta kthenin vullnetin në rend, guximin në qëndresë dhe luftëtarin e ri në ushtar të përgatitur”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, ai solli dijen e oficerit, përvojën e ushtrisë dhe seriozitetin e njeriut që e kupton peshën e detyrës.

“Para se të hynte drejtpërdrejt në luftë, ai ndihmoi në organizimin dhe stërvitjen e qindra vullnetarëve e ushtarëve të UÇK-së. Më pas, si komandant i Brigadës 153 “Hyzri Talla” në Zonën Operative të Llapit, u bë pjesë e forcimit të njësive që vepruan në Llap e Gollak”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo ka thënë se si shumë oficerë e vullnetarë nga Shqipëria, ai e dinte se kur Kosova ishte në rrezik, kufiri nuk mund të ishte arsyetim për të qëndruar larg.

“Ky nderim është për shërbimin e tij, për dijen e vënë në punë, për rrezikun e marrë mbi vete dhe për atë rreshtim shqiptar që në orët e vështira i doli zot Kosovës. Mirënjohje komandant Adem Shehit dhe të gjithë atyre që i dhanë Kosovës dije, armë, besë dhe jetë”, ka thënë Haxhiu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci