Të fundit

Defekti teknik ndalon fluturimin e Papës Leo, kthehet në Romë me avionin e Mbretit të Spanjës

Papa Leo XIV u detyrua të ndryshonte planet e kthimit nga Spanja në Itali pasi avioni i kompanisë Iberia Airways, me të cilin do të udhëtonte nga Tenerife drejt Romës, nuk mundi të ngrihej për shkak të një problemi teknik.Sipas raportimeve, defekti u zbulua pak para nisjes së fluturimit më 12 qershor, duke bërë që papa dhe delegacioni i tij të largoheshin nga avioni.

Më vonë, autoritetet spanjolle i vunë në dispozicion Papës Leo XIV avionin privat të Mbretit të Spanjës për t’u kthyer në Romë, raporton CNN.

Ngjarja shënoi fundin e një vizite gjashtëditore në Spanjë, e cilësuar historike për kreun e Kishës Katolike. Papa Leo XIV, papa i parë amerikan tërhoqi turma të mëdha gjatë qëndrimit të tij në vend.Në Madrid, rreth 1.2 milionë persona morën pjesë në një meshë dhe procesion të drejtuar prej tij. Ai gjithashtu u bë papa i parë që mbajti një fjalim para Parlamentit të Spanjës, ku u prit me një ovacion të gjatë nga deputetët.

Një nga momentet më të rëndësishme të vizitës ishte ceremonia në bazilikën Sagrada Familia në Barcelonë. Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së arkitektit Antoni Gaudí, papa kremtoi një meshë dhe bekoi Kullën e Jezu Krishtit, e cila e bën bazilikën kishën më të lartë në botë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci