Të fundit

QKUK jep njoftim të rëndësishëm për pacientët e hemodializës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se, për shkak të punimeve renovuese që po zhvillohen në Qendrën e Hemodializës, shërbimet për pacientët që janë pjesë e programit të hemodializës do të ofrohen përkohësisht në qendrat e hemodializës më të afërta me vendbanimin e tyre.

Sipas njoftimit të Klinikës së Nefrologjisë, ky organizim është ndërmarrë për të siguruar vazhdimësinë e trajtimit dhe ruajtjen e standardeve të larta të kujdesit shëndetësor, pa ndërprerë ofrimin e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për hemodializë të rregullt.

“Kjo është bërë me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së trajtimit dhe ruajtjes së standardeve të larta të kujdesit shëndetësor, pa asnjë ndërprerje të shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për hemodializë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se sistemimi i pacientëve në qendrat përkatëse është realizuar sipas planifikimit të stafit profesional dhe në koordinim me institucionet shëndetësore, duke garantuar vazhdimin e trajtimit në mënyrë të sigurt dhe efikase.

QKUK ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve renovuese dhe krijimit të kushteve optimale për ofrimin e shërbimeve, aktiviteti i hemodializës do të rikthehet në Qendrën e Hemodializës pranë këtij institucioni.

Në fund, Klinika e Nefrologjisë ka falënderuar pacientët, familjarët dhe qytetarët për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe besimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci