Të fundit

Haradinaj takon kolonelin britanik Chris Warren, e falënderon për angazhimin në Kosovë

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, është takuar me kolonelin britanik Chris Warren, të cilin e ka cilësuar si mik të madh të Kosovës dhe pjesë të rëndësishme të misionit të NATO-s në periudhën e pasluftës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka kujtuar rolin e Warren si një nga oficerët e parë të NATO-s që hyri në Kosovë, duke theksuar se ai ka qenë pranë vendit në kohët më të vështira.

“Sot pata nderin të takoj kolonelin britanik, Chris Warren, mikun e madh të Kosovës, i cili në kohët më të vështira ishte pranë vendit tonë si një ndër oficerët e parë të NATO-s që hyri në Kosovë. E falënderova Chris-in për angazhimin e tij historik në mbështetje të vendit tonë gjatë periudhave më të vështira dhe e inkurajova që të vazhdojë të jetë pranë nesh edhe në proceset e tjera që e presin Kosovën, veçanërisht në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO. Faleminderit, Chris, dhe të gjithë ushtarëve britanikë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e Kosovës dhe sigurisë së saj”, shkroi Haradinaj

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci