“A mundet vallë familja Trump të rrëzojë një qeveri në Europë?” Ky është titulli i një artikulli të prestigjozes gjermane DER SPIEGEL e cila ka ngritur pa dyshime pyetjet se protestat në Tiranë mund rrëzojnë Edi Ramën.
Ideja e këtij shkrimi të gazetares Ella Knigge se lëvizjet në rrugë e të rijve tashmë e kanë tejkaluar Sazanin dhe zvërnecin dhe kërkesa e manifestuesve po qartësohet në kërkesa politike.
“Shqipëria do të hyjë në BE. Por mijëra njerëz po dalin në rrugë kundër një resorti luksoz të planifikuar të klanit Trump. Kryeministri këmbëngul në projekt, shumë njerëz nuhasin korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij”, thuhet aty.
Ajo që bie në sy është se revista gjermane e vë theksin tek largimi i mundhshëm i qeverisë. Por jo e lë të në pikpyetje. Fjala gjermane „ëomöglich“,që shihet lart (në foto në titull) do të thotë: ndoshta, mbase, vallë, ose potencialisht.
Der Spiegel ka shkuar një hap para në krahasim me media të tjera që i kanë pasqyruar gjithashtu protestat.
SPIEGEL e politizon më shumë historinë, duke e paraqitur si një provë për mbijetesën politike të Ramës ndërsa psh Reuters raporton se në protestat e mëdha janë dëgjuar thirrje si “Rama, largohu!”, por kjo si pjesë e kronikës së protestës.
Nga ana tjetër, britanikja Guardian e ka parë kryesisht si një histori mjedisore dhe të mbrojtjes së natyrës. Ndryshe nga SPIEGEL, Guardian nuk e vendos pyetjen “a do të bjerë qeveria?” në qendër të artikullit.

