Të fundit

U zunë duke vjedhur naftë nga ekskavatori, kapen katër persona në Vushtrri

Katër persona janë arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë në tentativë”.

Policia njofton se rasti është raportuar më 13 qershor në Stacionin Policor në Vushtrri, pas dyshimeve se disa persona kishin tentuar të nxirrnin naftë nga një ekskavator në një punishte pranë hekurudhës.

“Reagimi i shpejtë i njësive policore ka rezultuar që të lokalizohen dhe të arrestohen katër të dyshuar në një punishte në hekurudhë. Personave të dyshuar u janë konfiskuar disa bidonë dhe një gyp plastik, me të cilët kishin tentuar nxjerrjen e naftës nga një ekskavator, ku më parë me forcë e kishin hapur kapakun e rezervuarit”.

“Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj katër të dyshuarve, shtetas të Republikës së Kosovës, është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thotë policia në një njoftim,

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci