Të fundit

Prezantuesi i njohur britanik diagnostikohet me kancer

Prezantuesi i njohur televiziv, Jeremy Clarkson ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer.

Lajmin e ka bërë të ditur në një episod të spektaklit “Clarkson’s Farm” të publikuar të mërkurën. Nuk dihet se kur është gjiruar, por seritë kanë nisur të realizohen në vitet 2024 dhe 2025.

Clarkson, 66-vjeçar, shihet duke u treguar miqve të tij se po lufton me sëmundjen e kancerit. Kaleb Cooper dhe Charlie Ireland shihen të shokuar nga lajmi.

Ish-prezantuesi i Top Gear nuk tregon për llojin e kancerit, por e ka përshkruar si shumë agresiv dhe se është dashur të heq një pjesë të madhe të prostatës si pjesë e trajtimit.

“U largova javën që shkoi dhe mora biopsinë dhe ishte kancer, është agresiv, por në fazë të hershme”, thotë Clarkson.

Ai ka shtuar se e dinte që nga muaji maj.

 

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci