Të fundit

Rilind Gërvalla hedh akuza ndaj operatorëve kabllorë, por harron se para qeverisë Kurti, Botërori transmetohej falas në RTK

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Rilind Gërvalla, ka mbrojtur bashkëpunimin ndërmjet RTK-së dhe Telekomit të Kosovës për transmetimin e ngjarjeve të mëdha sportive, duke akuzuar operatorët kabllorë se për vite me radhë kanë përfituar nga investimet publike pa blerë vetë të drejtat e transmetimit.

Në një reagim publik, Gërvalla tha se disa operatorë kanë llogaritur që ngjarjet më të rëndësishme sportive t’i marrin falas përmes sinjalit të RTK-së, pa investuar asnjë cent në blerjen e të drejtave.

“Na vjen keq që ua kemi prishur pazaret”, shkroi ai, duke shtuar se sulmet ndaj bashkëpunimit RTK–Vala po nxiten nga interesa ekonomike të atyre që, sipas tij, janë mësuar të përfitojnë nga investimet publike.

Ai theksoi se oferta për blerjen e të drejtave sportive ka qenë e hapur për të gjithë operatorët në treg, por disa prej tyre nuk kanë zgjedhur t’i blejnë, duke pritur që përmbajtjet t’i sigurojnë përmes RTK-së.

Gërvalla e cilësoi bashkëpunimin RTK–Vala si model që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke kërkuar investime shtesë në digjitalizimin e transmetuesit publik dhe ndryshime në rregulloret që rregullojnë operatorët kabllorë.

Ndryshe nga tani, në periudhën e qeverive të mëparshme kampionatet botërore dhe evropiane të futbollit transmetoheshin falas përmes RTK-së, ndërsa tash një pjesë e përmbajtjes sportive është bërë e qasshme vetëm për abonentët me pagesë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci