Të fundit

Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që s’kishim nevojë për zgjedhje të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se përfundimi i procesit të numërimit të votave ka konfirmuar rezultatin e zgjedhjeve dhe mbështetjen e qytetarëve për Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një videoje në rrjete sociale, ai ka falënderuar votuesit brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivistët e partisë për, siç tha ai, angazhimin e vazhdueshëm gjatë gjithë procesit zgjedhor.

“Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falënderoj përzemërsisht për besimin e dhënë,” ka thënë Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit tregon se nuk ka pasur nevojë për zgjedhje të reja, pasi rezultati nuk ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme.

Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje është rikonfirmuar si partia e parë me 53 deputetë dhe se tani pritet certifikimi i rezultateve për të nisur formimin e institucioneve të reja.

“Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar dhe aq. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore”, shtoi ai

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci