Të fundit

Familja e Messit del me komunikatë zyrtare për gjendjen e babit të tij

Familja e Lionel Messit ka dalë me një deklaratë zyrtare pas raportimeve për gjendjen shëndetësore të prindit të tij.

Përmes një komunikate, familja e Messit ka bërë të ditur se babai i yllit argjentinas ka disa probleme shëndetësore, por që për momentin është në rehabilitim dhe gjithçka po shkon sipas planit.

Në komunikatë është theksuar që tifozët të mos ndjekin raportime tjera në lidhje me gjendjen shëndetësore të Jorge Messi, pasi që sipas tyre ata do të përditësojnë lajmet për gjendjen e tij shëndetësore.

“Në dritën e raporteve, thashethemeve dhe spekulimeve që kanë qarkulluar në orët e fundit, familja dëshiron të shprehë shqetësimin e saj të thellë në lidhje me mungesën e ndjeshmërisë, respektit dhe diskrecionit me të cilin disa individë e kanë trajtuar një çështje familjare rreptësisht private. Familja dëshiron gjithashtu të sqarojë se vetëm familja e ngushtë e Jorge-s ka informacion të vërtetë dhe të saktë në lidhje me gjendjen e tij”.

Prandaj, çdo deklaratë ose informacion që nuk vjen direkt nga familja dhe kanalet e saj zyrtare nuk duhet të konsiderohet i vlefshëm ose i vërtetë. Në kohë si këto, ne kërkojmë përgjegjësi, maturi dhe humanizëm. Shëndeti i një personi dhe qetësia mendore e të dashurve të tij nuk duhet të jenë objekt spekulimesh ose vëmendjeje të papërgjegjshme mediatike”, thuhet në komunikatën e familjes.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci