Të fundit

Ymeri: Statuset e Dejona Mihalit nuk janë të saj, janë të Albin Kurtit

Analisti Visar Ymeri ka analizuar gjuhën e përdorur nga Dejona Mihali dhe ndikimin e saj tek anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ymeri, ish-kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se statuset dhe gjuha e përdorur nga Mihali, janë qëndrime dhe direktiva të Albin Kurtit.

“Një send duhet me pasë njerëzit parasysh se unë po e shoh Dejona, Dejona. Po, Dejona ka shumë pushtet. E kemi parë në secilin send që flitet për Qeverinë, duke se janë gishtat e saj, këtë pushtet ja ka dhënë drejtpërsëdrejti Albin Kurti. Kur flet Dejona Mihali dhe këto statuset, nuk janë statuse që i thotë vetëm ajo, janë të Albin Kurtit. Këtë e di nga dora e parë, këtë nuk po e them si hamendeshim”, ka thënë Ymeri në VV Show.

Ai ka dhënë disa detaje nga njohja e tij e parë me Mihalin, duke shtuar se ajo nuk kishte dëshirë të shfaqej në publik, por tashmë sipas tij gjërat kanë ndryshuar.

“Unë e njoh Dejonën dhe Albinin. Kur ka ardhur Dejona dhe ka nisur të angazhohej në Vetëvendosje, mu dashke me e lut me shku në tryeza të shoqërisë civile kur na duhej dikush me fol. I thojsha a po shkon, por refuzonte duke thënë se kam ardhur nga Shqipëria ju jeni aktivistë…”, ka thënë mes të tjerash Ymeri.

Sipas Ymerit, arsyeja kryesore pse Dejona ka ndikim tek deputetët – ministrat e anëtarët tjerë të Vetëvendosjes është për shkak se asaj ia ka dhënë pushtetin Albin Kurti.

“Tashmë betejën kryesore të Vetëvendosjes në publik po e bën ajo, si erdhi deri në këtë ndryshim, për çfarë qëllimi, kush po e shtin atë që me e bo betejën me Sami Lushtakun e Përparim Ramën. Ka u bo ajo që e përcakton se çka flet secili deputet dhe ministër. Çfarë vendime marrin, kujt ja jepin tenderin kujt jo. Qysh vjen deri të ky vendim, pse e dëgjon dikush Dejonën kur i thotë hajde me kaqketë. Sepse e dijnë që po flet pushteti – Albini.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci