Klubi i Mallorcas ka konfirmuar largimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi në drejtim të Fenerbahçes.
Muriqi largohet nga klubi i ishullit spanjoll si golashënuesi më i mirë në histori të klubit teksa përfundoi sezonin e fundit si golashënuesi i dytë i La Ligas pas Kylian Mbappes.
Mallorca ka realizuar një video të veçantë për të falënderuar Muriqin për shërbimet e tij.
