Të fundit

Stuhi e fuqishme në Gjermani, rrufeja godet fushën sportive, disa të lënduar

Rreth 120 ekipe kishin udhëtuar për një turne të madh hendbolli në Rastatt, në landin Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, kur një stuhi e fortë shkaktoi skena dramatike në një fushë sportive që po përdorej edhe si zonë kampingu.

Sipas mediave ndërkombëtare, rrufeja goditi zonën duke lënë të lënduar tetë të rritur dhe një fëmijë 13-vjeçar.

Një nga të lënduarit ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa pjesa tjetër ka pësuar lëndime më të lehta.

Një tjetër incident me rrufe është regjistruar edhe në një fushë sportive në Münsingen-Dottingen, ku një person ka mbetur i lënduar, ndërsa si pasojë e stuhisë, pjesë të mëdha të qytetit të Münsingen kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërkohë, Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) ka paralajmëruar se stuhi të reja mund të ndodhin në ditët në vijim, megjithëse pritet të jenë më pak intensive se ajo e ditës së mëparshme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci