Të fundit

Vozinha, portieri 40-vjeçar i Kepit të Gjelbër, bëhet fenomen global pas barazimit ndaj Spanjës

Portieri i kombëtares së Kepit të Gjelbër, Josimar Jose Evora Dias, i njohur si Vozinha, u bë protagonist në ndeshjen e parë të vendit të tij në Kampionatin Botëror të Futbollit. Në përballjen e zhvilluar në Atlanta këtë të hënë, Kepi i Gjelbër barazoi 0-0 kundër Spanjës. Vozinha, 40 vjeç, realizoi shtatë pritje, gjashtë prej të cilave brenda zonës së rreptësisë, duke e mbajtur portën të paprekur.

Pas ndeshjes, numri i ndjekësve të tij në Instagram shënoi një rritje të shpejtë. Nga 46,210 ndjekës që kishte përpara ndeshjes, ai arriti në 1 milion brenda pak minutash pas vërshëllimës së fundit, ndërsa deri në mbrëmje numri u rrit në 5 milionë. Një javë më pas, ai numëron 14.9 milionë ndjekës, shifër kjo që tejkalon numrin e ndjekësve të sportistëve si Jalen Brunson, Victor Wembanyama dhe Shohei Ohtani.

Vozinha, i cili ka luajtur në klube në Portugali, Angolë, Qipro, Moldavi dhe Sllovaki, ka fituar një trofe profesional, Kupën e Qiprit në sezonin 2018-2019 me AEL Limassol. Gjatë kualifikimeve për Botërorin në Afrikë, ai nuk pësoi asnjë gol në pesë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

Tiago Évora, një konsulent turistik nga Praia, e përshkroi portierin si një figurë kyçe për ekipin kombëtar gjatë 14 viteve të fundit. Ndërkohë, nëna e tij, Ana Candida Evora, e cila kishte parashikuar para ndeshjes se asnjë top nuk do të kalonte portën e të birit, konfirmoi pas ndeshjes për Reuters se parashikimi i saj doli i saktë.

Për shkak të kufizimeve të vizave për shtetasit e Kepit të Gjelbër në SHBA, familja e Vozinhas nuk mundi të ishte e pranishme në ndeshjen e parë. Megjithatë, pas ndërhyrjes së liderit të pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, dhe senatorit Marco Rubio, Departamenti i Shtetit mundësoi pajisjen me vizë të nënës së tij. Ajo pritej të ribashkohej me të birin për ndeshjen e radhës kundër Uruguait në Miami.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci