Të fundit

Formacionet zyrtare: Franca – Iraku

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Francës dhe Irakut, e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja franceze e nis këtë përballje pas fitores së rëndësishme 3:1 ndaj Senegalit në ndeshjen hapëse të Grupit I, rezultat që e ka pozicionuar në vendin e dytë të tabelës, menjëherë pas Norvegjisë.

Në anën tjetër, Iraku kërkon reagimin pas humbjes në ndeshjen e parë. Përfaqësuesja aziatike renditet në vendin e fundit të grupit pa asnjë pikë dhe ka nevojë për rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Përballja pritet të jetë vendimtare sidomos për Irakun, ndërsa Franca synon të vazhdojë serinë pozitive dhe të sigurojë sa më herët një vend në raundin e ardhshëm të garës, ndeshja fillon në ora 23:00.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci