Të fundit

Shafaqet lideri i protestuesve pas 23 ditësh – Rama e akuzon për lidhje me Iranin

Dritan Goxhaj doli në krye të protestuesve në Tiranë, duke mbajtur deklaratën me kërkesat e tyre, ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit.

Rama ka deklaruar se pas fushatës kundër projektit të Sazanit dhe protestave të zhvilluara në vend qëndrojnë edhe ndikime të lidhura me Iranin, duke pretenduar se propaganda dhe sulmet kibernetike të mbështetura nga Teherani po përpiqen të ndikojnë në opinionin publik shqiptar.

kryeministri shqiptar e ka cilësuar Dritan Goxhajn si “zëdhënës të Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri”, duke e akuzuar atë për lidhje me interesat iraniane.

Goxhaj ishte personi që lexoi deklaratën në emër të protestuesve, duke u shfaqur si një nga figurat kryesore të tubimit të mbajtur në Tiranë. Ndërkohë, akuzat e kryeministrit ndaj tij kanë shtuar tensionet dhe debatin rreth protestave të fundit në Shqipëri

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci