Të fundit

Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Prizren, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori në vendin e punës në Prizren.

Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”.

I arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren/22.06.2026 – 08:00. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës është lënduar nga një mjet pune. Nga lëndimet e marra viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, bën të ditur policia.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci