Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar me ironi ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kica-Xhelili iu referua deklaratës së Kurtit, për të cilën tha se ai kishte thënë: “Nëse ankoheni shumë për diell, mundet edhe me ra shi”.
“Moti e kam kuptu që ky zgjidhjet i pret nga qielli!”, shkroi ajo.
Deputetja vazhdoi ironinë duke thënë se pret që dikush nga zyrtarët e afërt me kryeministrin të dalë me sqarime për deklaratën.
“Besoj për pak del ndonjë zyrtar i tij e na tregon si kryeministri paska mendu që shiu pas diellit është bereqet, e nëse rastësisht bie, është arritje e Qeverisë”, shkroi Kica-Xhelili.
Postimi i saj ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ndërsa vjen në kohën e debatit politik mes pushtetit dhe opozitës për çështje të ndryshme në vend.
