Të fundit

SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vazhduar edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova.

Dokumenti që mbanë firmën e Trump është publikuar në regjistrin federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aty përmendet vendimi i vitit 2025 i Trump për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me rajonin për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të individëve për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të minuar marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës dhe për t’u përfshirë në korrupsion të rëndë që dëmton sundimin e ligjit.

Në letër poashtu përmenden edhe përpjekjet për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA-së.

“Më 8 janar 2025, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14140, në dritën e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përpjekjet e vazhdueshme të individëve për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të minuar marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës, për t’u përfshirë në korrupsion të rëndë që dëmton sundimin e ligjit dhe besimin në qeverisjen demokratike, si dhe për t’iu shmangur sanksioneve të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, me qëllim ndërmarrjen e hapave shtesë në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare lidhur me Ballkanin Perëndimor.Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet penguese, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor që pengon përparimin drejt një qeverisjeje efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.”, thuhet në dokument.

“Për këtë arsye, gjendja e jashtëzakonshme kombëtare e shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219, në kuadër të së cilës u ndërmorën hapa shtesë me Urdhrin Ekzekutiv 13304, e cila u zgjerua me Urdhrin Ekzekutiv 14033 dhe në kuadër të së cilës u ndërmorën masa të tjera me Urdhrin Ekzekutiv 14140, duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi edhe pas 26 qershorit 2026.Prandaj, në përputhje me nenin 202(d) të Aktit për Emergjencat Kombëtare (50 U.S.C. 1622(d)), unë po e vazhdoj për një periudhë prej një viti gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare të shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor.”, përfundon dokumenti.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci