Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola në ndeshjen kundër Uzbekistanit, duke u bërë pjesë e garës për "Këpucën e Artë" në Kampionatin Botëror 2026. Pas një paraqitjeje të parë që ngriti pikëpyetje mbi ndikimin e tij në ekipin portugez, Ronaldo arriti të shënojë dy herë, duke u pozicionuar tashmë në listën e golashënuesve të turneut.
Lionel Messi vazhdon të dominojë renditjen. Pas një "hat-tricku" kundër Algjerisë, argjentinasi shënoi edhe dy gola të tjerë ndaj Austrisë, pavarësisht një penalltie të humbur. Në të njëjtën ditë, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland shënuan gjithashtu nga dy gola secili, me kapitenin francez që përjetoi një vonesë prej gati dy orësh për shkak të motit të keq.
Harry Kane, Deniz Undav dhe Vinicius Jr mbeten gjithashtu pretendentë, ndërsa ekipet e tyre përgatiten për ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Rregullat për përcaktimin e fituesit të "Këpucës së Artë" parashikojnë që, në rast barazimi me gola, përparësi do të kenë lojtarët me më shumë asistime. Nëse barazimi vazhdon, do të merren parasysh minutat e luajtura dhe raporti i golave për minutë.
Renditja aktuale e golashënuesve kryesorë në Botërorin 2026 është si vijon:
1. Lionel Messi (Argjentina) – 5 gola
2. Vinicius Jr (Brazili) – 4 gola (1 asist)
3. Kylian Mbappe (Francë) – 4 gola
4. Erling Haaland (Norvegji) – 4 gola
5. Deniz Undav (Gjermani) – 3 gola (2 asiste)
6. Johan Manzambi (Zvicër) – 3 gola (1 asist)
7. Jonathan David (Kanada), Ismael Saibari (Marok) dhe Matheus Cunha (Brazili) – secili me nga 3 gola.
Një grup i gjerë lojtarësh, përfshirë Cristiano Ronaldon, Harry Kane, Kai Havertz dhe të tjerë, ndodhen aktualisht në kuotën e 2 golave.
