Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar përplasjet me koordinatoren e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, këtë herë duke implikuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës nën logon e së cilës fitoi dy herë zgjedhjet.
Pas përçarjeve në LDK ditë më parë, Mihali në “sagën” e përplasjeve verbale me Ramën, e fajësoi kryetarin e Prishtinës për tensionet brenda partisë së tretë më të madhe në Kosovë. E në përgjigje, Rama ka thënë se kur Mihali i del në mbrojtje LDK-së, kjo parti “duhet të shikohet në pasqyrë”.
Në shkrimin e tij në Facebook, Rama ka thënë se Mihali ka refuzuar pranimin e padisë nga ai.
“Dejona Mihajli e paska refuzu pranimin e padisë. Pse? A nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës? A nuk i njeh ligjet dhe të drejtat që i garanton shteti ynë? Apo ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK-në? Ditën që Dejona Aleksander Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyr”, ka shkruar Rama.
