Të fundit

Gjyqtari federal në SHBA kërkon shpjegime nga Departamenti i Drejtësisë për heqjen e akuzave ndaj Gautam Adanit

Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë (DOJ) që të justifikojë vendimin për heqjen e akuzave penale ndaj miliarderit indian, Gautam Adani. Kërkesa e gjyqtarit të Distriktit në Brooklyn, Nicholas Garaufis, vjen pasi avokatët e Adanit kërkuan zyrtarisht pushimin e çështjes.

Në një vendim të publikuar të mërkurën, gjyqtari Garaufis vlerësoi se njoftimi i prokurorëve federalë për të braktisur çështjen nuk ofronte shpjegime të mjaftueshme. Ai e përshkroi deklaratën e qeverisë si të shkurtër dhe të paqartë, duke theksuar se ajo nuk i mundëson gjykatës të kryejë një analizë të kërkesës për pushimin e çështjes. Prokurorët kanë afat deri më 13 korrik për të dorëzuar informacione shtesë.

Robert Giuffra, avokati i Adanit, ka argumentuar se çështja duhet të pushohet pasi sipas tij ajo është jashtë juridiksionit të ligjeve amerikane dhe se prokurorët nuk do të mund të vërtetonin pretendimet për ryshfet në Indi. Departamenti i Drejtësisë kishte njoftuar heqjen dorë nga ndjekja penale pasi Adani u zotua për një investim prej 10 miliardë dollarësh në SHBA.

Adani, i cili renditet si personi i 17-të më i pasur në botë sipas indeksit të Bloomberg, u akuzua në vitin 2024 për dhënie ryshfeti zyrtarëve indianë për të siguruar një kontratë për ndërtimin e një impianti të energjisë diellore. Ai i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

Vendimi për të hequr dorë nga çështja në muajin maj erdhi pasi Adani angazhoi Robert Giuffran, i cili është gjithashtu avokat personal i presidentit Donald Trump. Një anëtar i ekipit ligjor të Giuffras, James McDonald, është propozuar nga Trump për postin e prokurorit federal në Manhattan. Bloomberg News raportoi se Adani ishte takuar me Donald Trump Jr. në nëntor, ndërkohë që hetimi ishte në zhvillim, por detajet e takimit nuk janë bërë të ditura.

Burimi: aljazeera.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci