Kapiteni i Iranit, Mehdi Taremi, ka kritikuar ashpër FIFA-n dhe presidentin Gianni Infantino, duke e cilësuar Kupën e Botës 2026 si një “katastrofë” për mënyrën se si është trajtuar kombëtarja iraniane.
Pas barazimit me Egjiptin, Taremi deklaroi se problemet me vizat dhe organizimin logjistik kanë dëmtuar ndjeshëm skuadrën.
Sipas tij, 11 anëtarë të stafit nuk kanë mundur t’i bashkohen ekipit, ndërsa Irani është detyruar të udhëtojë vazhdimisht nga Tijuana e Meksikës drejt ndeshjeve në ShBA.
