Të fundit

SHBA kryen sulme të reja ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet me raketa dhe dronë

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pasi një dron goditi të shtunën një anije cisternë me flamur të Panamasë në Ngushticën e Hormuzit.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka goditur disa objektiva në territorin iranian, duke thënë se sulmet ishin një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj “agresionit të vazhdueshëm” kundër transportit tregtar detar.

Në kundërpërgjigje, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) deklaruan se kanë lëshuar raketa dhe dronë ndaj objekteve ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn.

 Sipas një deklarate të publikuar nga mediat shtetërore iraniane, sulmet kishin në shënjestër bazën Ali al-Salem në Kuvajt dhe Flotën e Pestë Detare të SHBA-së në Port Salman të Bahrejnit.

Pas shkëmbimit të sulmeve, SHBA-ja dhe Irani akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit, shkruan BBC.

Sipas CENTCOM-it, Iranit iu dha mundësia ta respektonte armëpushimin, por zgjodhi të mos e bënte këtë, pasi forcat e tij lëshuan një dron vetëshkatërrues që goditi cisternën MT Kiku, me flamur të Panamasë.

Si përgjigje, avionët luftarakë amerikanë goditën 10 objektiva ushtarake iraniane në disa lokacione brenda dhe pranë Ngushticës së Hormuzit.

 Mes objektivave të goditura ishin pajisje ushtarake, sisteme komunikimi, pozicione të mbrojtjes ajrore dhe depo për dronë.

Nga ana tjetër, IRGC pretendoi se SHBA-ja kishte sulmuar pesë poste bregdetare në Iran, duke e justifikuar veprimin me atë që e quajti “pretekstin e përballjes së Marinës së IRGC-së me anijen shkelëse”.

Gjithashtu, Garda Revolucionare iraniane pretendoi se raketat balistike dhe dronët e saj goditën “tetë objekte kyçe” të infrastrukturës ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, duke pretenduar se ato janë shkatërruar.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci