Të fundit

Anije të mëdha tregtare rifillojnë kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit

Disa anije të mëdha tregtare kanë kaluar pjesën jugore të Ngushticës së Hormuzit drejt porteve në Gjirin Persik, duke sinjalizuar se gjithnjë e më shumë operatorë detarë po zgjedhin itinerarin pranë bregdetit të Omanit.

Sipas të dhënave të shërbimit për monitorimin e anijeve MarineTraffic, gjatë së dielës në Gjirin Persik kanë hyrë dy cisterna nafte, dy anije për transportin e gazit të lëngshëm dhe një anije kontejnerësh.

Anijet kanë lundruar me transponderët e aktivizuar dhe kanë kaluar vetëm disa milje larg bregdetit të Omanit.

Megjithatë, disa anije tregtare vazhdojnë të përdorin itinerarin pranë brigjeve iraniane, shkruan CNN.

Gjiganti francez i transportit detar CMA CGM njoftoi se anija e saj kontejnerike Galapagos ka kaluar me sukses Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar këtë si një “moment të rëndësishëm në një rajon që mbetet kompleks dhe kërkon vigjilencë të vazhdueshme”.

Sipas të dhënave të monitorimit detar, anija ka kaluar mes ishujve iranianë Qeshm dhe Hormuz gjatë daljes nga Gjiri Persik të shtunën vonë.

Megjithatë, lundrimi në këtë zonë mbetet i ndjeshëm për shkak të rrezikut nga sulmet me dronë dhe pranisë së mundshme të minave detare.

Qendra e Përbashkët e Informacionit Detar, e mbikëqyrur nga Marina e Shteteve të Bashkuara, e ngriti të shtunën nivelin e kërcënimit në Ngushticën e Hormuzit në “të konsiderueshëm”, pas sulmeve ndaj anijeve tregtare.

Megjithatë, qendra bëri të ditur se korridori jugor pranë Omanit është zgjeruar për të mundësuar qarkullim më të sigurt të anijeve në të dy drejtimet.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci