Kori i femijeve “Okarina” nga Prishtina ka dhuruar nje performance te jashtezakonshme ne Filarmonine e Berlinit, duke mbyllur me sukses aktivitetet e “Javes se Kultures se Kosoves ne Berlin 2026”.
Lajmin e ka bere te ditur ambasadori i Kosoves ne Gjermani, Faruk Ajeti, i cili e ka pershkruar mbremjen si “nje nate per t’u mbajtur mend”. Sipas tij, interpretimi i melodise “Baresha”, i nderthurur me tingujt e ciftelise, preku zemrat e publikut dhe deshmoi fuqine e kultures shqiptare ne skenat me prestigjioze nderkombetare.
Ajeti vleresoi se performanca e Korit “Okarina” ne Filarmonine e Berlinit, nje prej sallave me te njohura te muzikes ne bote, shenoi nje moment te vecante ne promovimin e kultures se Kosoves.
Ai theksoi se ky aktivitet jo vetem qe permbylli me sukses “Javen e Kultures se Kosoves ne Berlin 2026”, por sherbeu edhe si motivim qe zeri i Kosoves te degjohet gjithnje e me fuqishem ne Berlin dhe kudo ne bote.
