Të fundit

VIDEO-Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë

Një propozim për martesë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në protestën qytetare që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë. I riu vendosi të bënte një propozim surprizë për të dashurën e tij e cila tregon habinë e saj pasi sheh të dashurin e saj në gjunjë teksa ata janë të rrethuar nga qytetarët që mbajnë në duar pankarta dhe flamingo.

Propozimi u prit me duartrokitje dhe brohoritje. Mes çiftit nuk mungoi edhe një përqafim dhe një puthje. Nga ana tjetër protestuesit vijojnë me protestën prej disa orësh teksa pritet që të nisin marshimin në rrugët e Tiranës.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci