Të fundit

Detaje për krimin që tronditi Ferizajn: Ndodhi në banesën e mërgimtarit, e dyshuar vajza e tij

Një plagë në kokë e shkaktuar nga arma e zjarrit ia mori jetën Florim Haxhidemës, 32-vjeç, nga Ferizaj, të dielën në mbrëmje.

32-vjeçari u gjetë pa shenja jete në një apartament banesor në rrugën “Sejdi Sejdiu” rreth orës 22:40, njoftoi sot Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit”, njoftoi Policia. “Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë”.

Apartamenti ku u vra Haxhidema është në pronësi të Muhamet Begisholli, 48-vjeçar, shtetas i Kosovës me banim në Francë, raporton Paparaci.

Begisholli u ndalua si i dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, tha të hënën Policia e Kosovës.

“Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë”, tha Policia në komunikatë.

Në momentin e krimit të rëndë, në aparament ndodheshin edhe bashëshortja dhe vajza e të dyshuarit, e cila ka pësuar lëndime trupore.

Vajza 24-vjeçe e të dyshuarit, po ashtu u ndaluar për 48-orë në cilësinë e të dyshuarës, sipas njoftimit të Policisë.

“Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe)”, tha Policia. “Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).”

Policia tha se nga hetimet fillestare ekziston dyshimi i bazuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

Megjithatë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, e ndryshoi kualifikimin e veprës penale në “Vrasje”, sipas një njoftimi për media të nxjerrë më vonë gjatë paradites së të hënës.

Prokuroria tha se e dyshuar për vrasjen është 24-vjeçarja A.R., vajza e Muhamet Begishollit, ndërsa Begisholli, sipas komunikatës së Prokurorisë, vazhdon të mbetet i ndaluar “deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast”.

“Lidhur me ketë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Vrasja’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Prokuroria në njoftim, raporton Paparaci.

Të dhënat publike tregojnë se Muhamet Begisholli, shtetas i Kosovës, është banues në Paris të Francës.

Sipas të dhënave në internet të publikuara nga autoritetet franceze, Begisholli rezulton se drejton një biznes si sipërmarrës individual në Francë.

Biznesi i regjistruar nën emrin tregtar “Begisholli.Diola”, sipas Regjistrit Kombëtar të Ndërmarrjeve (RNE) në Francë, aktivitet kryesor rezulton ta ketë tregtinë e drunjve dhe ka selinë në Coulommiers, një vendbanim rreth 60 kilometra në lindje të Parisit, kryeqytetit francez. /Paparaci.com

Shënim i redaksisë: Artikulli është përditësuar në orën 11:21 të hënën pas njoftimit për media të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci