Të fundit

Kërkohet paraburgim për babë e bir të dyshuar për vrasjen e hoxhës në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Beshir Hamza dhe babait të tij I.H., lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Në komunikatë bëhet e ditur se sipas kërkesës, i Beshir Hamza më 29.06.2026, rreth orës 23:00, në fshatin Zlipotok, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmen Tairovci. Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe viktimës lidhur me shfrytëzimin e një prone (livadhi). I pandehuri i ka shkaktuar viktimës lëndime me mjet të mprehtë (thikë), si pasojë e të cilave imami ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, B.H., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Ndërkaq, babai i Beshir Hamzws, I.H., dyshohet se, edhe pse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofrojë ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i ofruar ndihmë viktimës, e cila ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën. Me këto veprime, I.H., ka kryer veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”.

Imami i ndjerë do të varroset sot në fshatin Zlipotok ku edhe vdiq tragjikisht.

 

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci