Në orët e pasdites së sotme Policia ne Skenderaj, pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Skenderaj.
Sipas informatave nga ana e Policisë së Kosovës është sekuestruar një armë zjarri – pushkë automatike.

Veprimi policor është ndërmarrë pasi i dyshuari në rrjetet sociale kishte ekspozuar një armë.
