Të fundit

Kelmendi: Vita ia dha vulën “Duaje tënden”, pushteti ia qet drynin “mbylle tënden”

Gazetari dhe moderatori, Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj mbylljes së qumështores “Vita”.

Ai ka thënë se ishte qumështorja “Vita” që ia dha vulën “Duaje tënden”, fushatës së Vetëvendosjes si parti opozitare në mbrojtje të produktit vendor.

Mirëpo tani Vetëvendosje në pushtet vendosi mbylljen e qumështores vendore.

“Importet nga Serbia në vitin 2019 ishin 5.8 milionë. Vitin e kaluar 251 milionë”, ka thënë Kelmendi.

“Ishte e njëjta parti, e cila kur synonte pushtetin, “Vita”-s ia kishte dhënë vulën “Duaje tënden”. Tash kur e ka pushtetin ia qet drynin – “Mbylle tënden”.  Bravo! Kështu ecet përpara”, ka thënë ai.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci