Të fundit

Fillon regjistrimi i pacientëve në trialin shkencor për trajtimin e virusit Bundibugyo

📖 Ky artikull lexohet për 2 min🔊 ose dëgjoje me zë

Në Republikën Demokratike të Kongos ka filluar sot regjistrimi i pacientëve në trialin klinik ndërkombëtar PARTNERS. Ky studim synon të vlerësojë trajtimet potenciale për sëmundjen e virusit Bundibugyo (BVD). Triali do të shqyrtojë nëse dy terapi antivirale – antitrupi monoklonal MBP134 dhe remdesiviri – mund të përmirësojnë mbijetesën te personat e diagnostikuar me këtë virus, si dhe nëse kombinimi i tyre ofron përfitime shtesë.

Triali është sponsorizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe koordinohet nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Biomjekësor (INRB) në Republikën Demokratike të Kongos, Instituti i Mjekësisë Tropikale në Belgjikë dhe Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar.

Projekti gëzon mbështetjen e Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC) dhe realizohet në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm klinikë dhe humanitarë.

Që nga fillimi i shpërthimit, mbi 1400 persona janë diagnostikuar me BVD në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa rreth 210 janë shëruar dhe gati 440 kanë ndërruar jetë. Aktualisht, nuk ka trajtime të miratuara për sëmundjen e virusit Bundibugyo, ndërsa trajtimet ekzistuese për sëmundjet e tjera të Ebolas nuk kanë dëshmuar efektivitet për të gjitha llojet e viruseve që shkaktojnë këto sëmundje.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Nga ana tjetër, Prof. Amanda Rojek nga Universiteti i Oksfordit theksoi rëndësinë e zhvillimit të kërkimit shkencor paralelisht me reagimin ndaj shpërthimit, për të informuar kujdesin ndaj pacientëve në një kohë sa më të shkurtër.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se ky trial ofron shpresë për të siguruar rezultate konkrete për komunitetet e prekura.

Triali është i hapur për pacientë të çdo moshe me BVD të konfirmuar. Njësitë pjesëmarrëse do të ofrojnë kujdes mbështetës, duke përfshirë lëngje, mbështetje me oksigjen dhe menaxhim të dhimbjes, në përputhje me udhëzimet e OBSH-së. Ministri i Shëndetësisë i Republikës Demokratike të Kongos, Dr. Samuel Roger Kamba, e vlerësoi këtë nismë si një hap përpara në përpjekjet për të shpëtuar jetë gjatë shpërthimit aktual dhe për të forcuar gatishmërinë globale.

Burimi: who.int

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci