Të fundit

True Anomaly dhe Rocket Lab realizuan misionin orbital për US Space Force

📖 Ky artikull lexohet për 2 min🔊 ose dëgjoje me zë

Dy kompani private të hapësirës, True Anomaly dhe Rocket Lab, përfunduan javën e kaluar një mision orbital për US Space Force, të quajtur “Victus Haze”. Satelitët e tyre, Jackal dhe Puma, u takuan në orbitë, ku njëri arriti të kapë imazhe të tjetrit. Ky ushtrim demonstroi inspektimin e afërt të një mjeti hapësinor menjëherë pas mbërritjes së tij në orbitë, një nevojë kjo në një kohë kur SHBA-ja, Rusia dhe Kina po vendosin armë të reja në hapësirë.

Misioni i qershorit përfshinte lansimin e anijes “Puma” nga Rocket Lab, vetëm 16 orë e 42 minuta pas marrjes së njoftimit. Një anije “Jackal”, e ndërtuar nga True Anomaly, ishte në orbitë dhe përdori sensorët në bord për të identifikuar objektivin nga 2,000 kilometra largësi. Jackal u afrua te Puma – distanca e saktë mbetet e klasifikuar – dhe kreu rrotullime rreth saj për të fotografuar pjesë të ndryshme të mjetit, përpara se të kthehej në pozicionin fillestar.

CEO i True Anomaly, Even Rogers, deklaroi se misioni adreson boshllëqet në aftësitë e mbledhjes së të dhënave të ushtrisë amerikane. Sipas tij, përveç misioneve me njerëz të NASA-s dhe Space Force, ky është ndoshta takimi më kompleks mes dy anijeve në historinë moderne.

Sfidat janë të mëdha, pasi anijet lëvizin me shpejtësi që i afrohen 17,500 miljeve në orë.

Kompania synon të konkurrojë për urdhra të rinj, veçanërisht në programin “Andromeda” të Space Force, i cili vlen 6.2 miliardë dollarë. Seth Winterroth, anëtar i bordit të True Anomaly, vlerësoi se suksesi i kompanisë bazohet në kuptimin e thellë të taktikave dhe doktrinës në këtë fushë.

True Anomaly, e themeluar në vitin 2022, ka mbledhur mbi 1 miliard dollarë investime.

Në javët në vijim, kompanitë planifikojnë ushtrime të reja me vështirësi të shtuar. Këto skenarë mund të përfshijnë përpjekjet e anijes Puma për t’iu shmangur Jackal-it, si dhe kryerjen e manevrave të pavarura të inspektimit.

Burimi: techcrunch.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci